Vrasja e Valter Fierzës mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka ndodhur për parkimin. Policia disa orë pas ngjarjes ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes. Policia ka shpallur në kërkim Klodian Mhillin.
Konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes Klodian Mhilli. Debati nisi në një lokal afër banesave duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar Klodian Mhilli. Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori është larguar në drejtim të paditur.