Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Orjana Grëmin 32-vjeçaren që hodhi në lumin Kir foshnjen e saj 8-ditëshe. Në seancën gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur, ndërsa avokatja e saj ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese në vrasje e të miturve, kërkesë e cila është refuzuar nga gjykatësi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.
Orjana Grëmi ishte e pamartuar, jetonte me dajën në fshatin Golem, fëmijës nuk i dha atësi.