Një organizatë kriminale shqiptaro-spanjolle është shkatërruar nga policia spanjolle dhe 26 persona janë vënë në pranga.
Mësohet se këta persona dërgonin marijuanë në vende të ndryshme të Gjermanisë, të fshehur në kuti kartoni, nëpërmjet kompanive postare.
Dërguesit dhe marrësit e këtyre dërgesave ishin gjithmonë fiktivë, duke u përpjekur kështu të vështirësonin origjinën e tyre të vërtetë, në rast se zbuloheshin.
Për të kryer çmontimin e organizatës, janë regjistruar 16 prona në Murcia, Torrevieja, Alicante dhe Barcelona. Atje u gjetën 500 kilogramë kanabis, të cilat ishin përgatitur dhe paketuar, gati për shitje.
Policia ka gjetur gjithashtu kokainë, heroinë, 70 mijë euro dhe nëntë makina që i përdorte grupi kriminal.
Nga 26 të arrestuarit, që ishin shtetas shqiptarë dhe spanjollë, 13 janë lënë në burg.