Guardia di Finanza e Brescias, me departamentet e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar, kryen një operacion të gjerë antidrogë midis Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, nga ku është bërë i mundur arrestimi i 43 personave. Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro.
Detajet priten të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos në orën 12:30 në gjykatën e Bergamos, bashkë Eurojust dhe autoritetet shqiptare.