Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendo.
“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, DEKRETOJ: Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”.
Më 31 gusht, kryeministri Edi Rama komunikoi emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushit.
Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, u vendos emërimi në postin e ri për 41-vjeçarin.
E i përzgjedhuri është Kanushi, i cili ka qenë deri para një viti këshilltari i vetë Ramës për çështjet e sigurisë.