Sot qeveria mori vendim per shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që lidhet me situatën e krijuar së fundmi me situatën e policisë së shtetit” me këto fjalë Bledi Çuçi njoftoi shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra.
“Sot qeveria mori vendim per shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që lidhet me mospërmbushjen e objektivave dhe lidhet me situatën e krijuar së fundmi me situatën e policisë së shtetit, që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të policisë së shtetit. Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i policisë dhe shumë shpejt besoj se do tju lajmërojmë për emërimin e drejtorit të ri të policisë së shtetit” me këto fjalë Bledi Çuçi njoftoi shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra.
Shkarkimi i Nanos ishte paralajmëruar në media, pasi fillimisht Çuçi kërkoi dorëheqjen e tij. Nano refuzoi të dorëhiqet dhe ashtu siç ishte raportuar në media, ai u shkarkua.