Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër AIDS-it, në Tiranë është hapur, klinika ambulatore e HIV-AIDS e rikonstruktuar në ambientet e Spitalit Infektiv.
Shqipëria është një vend me incidencë të ulët për sa i përket hapjes së këtij infeksioni.
Megjithatë krahasuar me një vit më parë janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16% më shumë se 2021, ku shumica janë gra shtatëzëna.
Infektimi me virusin HIV në 96% të e rasteve ndodh nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
Aktualisht 792 persona marrin mjekim me ARV, nga të cilët 780 janë të rritur në moshë dhe 12 janë fëmijë.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS.
Numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.