Gati 1 milion fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik për jetën për shkak të kequshqyerjes akute në Nigeri, Burkina Faso dhe Mali. Shifra është bërë me dije nga UNICEF.
“970,000 fëmijë” janë në rrezik në tre vendet e varfëra ku pasiguria është një plagë, thuhet në një njoftim për shtyp.
Nigeria është e goditura më rëndë me rreth 430,000 fëmijë të kequshqyer këtë vit. Megjithatë, numri u ul me rreth 60,000 nga viti 2022, për shkak të mobilizimit të Qeverisë së Nigerisë, UNICEF-it dhe partnerëve të tjerë.
Në ndryshim nga kjo, në Mali, mendohet se numri i fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja akute do të rritet me 18,4 për qind.
“Pasiguria në rritje dhe konflikti do të thotë se rajoni është gjithnjë e më i prekshëm, ndërsa po bëhet gjithnjë e më e vështirë të japësh ndihmë në zonat e izoluara,” tha në një njoftim për shtyp Drejtoresha Rajonale e Unisef për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, Mari-Pierr Poirier.
Përkeqësimi i pasigurisë ushqimore dhe rritja e kostove të ushqimeve bazë po dëmtojnë gjithashtu cilësinë e të ushqyerit për fëmijët në Sahel: 82% e më të vegjëlve (6-23 muaj) rriten në varfërinë ushqimore, që do të thotë se ata nuk marrin as minimumin e lëndëve ushqyese që duhet për t’u zhvilluar siç duhet.