Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 14:00, raporton një numër të ulët pjesëmarrjeje në zgjedhjet e 14 majit.
Deri më tani 503 mijë e 783 votues kanë hedhur zgjedhjen e tyre në kuti.
Një pjesëmarrje kjo me 100 mijë votues më pak në të njëjtën orë votimi, nëse krahasohet me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021.
Në terma konkretë, vetëm 26.4% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje.
Pjesëmarrja më e ulët ndërkaq mbetet ajo e Finiqit, me 14.61% të votuesve, të cilët janë bërë pjesë e zgjedhjeve.