Ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarkun e Shkodrës ndërsa në të gjitha qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 13-20 °C, në vendet e ulëta 11-19 °C dhe në vendet malore 4-17 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.