Dita e sotme parashikohet me mot me vranësira të dendura. Prej orëve të para pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor.
Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të zhvendosen në veri dhe në qendër të vendit. Në zonat verilindore dhe juglindore priten reshje dëborë.
Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim nga mesnata deri në mëngjes e fortë dhe gradualisht me intensitet drejt rënies. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen 5 deri 12°C në zona malore, 9 deri 16°C në zona e ulëta dhe 11 deri 17°C në zona bregdetare.