Një konflikt i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së enjtes mes dy familjeve, Koçi dhe Nikolla. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj dhe siç raporton policia, të shtënat me armë kanë ardhur pas konflikteve për motive pronësie.
Dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar me armën e shërbimit, por pa dëmtuar asnjë person.
Policia po kryen procedurat përkatëse për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.
Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.