4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sot amerikanët festojnë 247-vjetorin e Pavarësisë. Në vitin 1776, kolonitë e asaj kohe, fillimisht 13, u shkëputën nga qeverisja britanike.
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është një ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi. Ai është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.
Por prej nënshkrimit të këtij akti, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta për të gjithë, kanë triumfuar gjatë dekadave.
Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është uruar edhe nga politika shqiptare. Presidenti Bajram Begaj përmes një njoftimi në Facebook ka shprehu mirënjohje për lidhjen që ka Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shkruar për këtë ditë historike, duke postuar një foto të tij krah ish-presidentit të SHBA-vë, Bill Klinton i cili ndodhet për një vizitë 2-ditore në Shqipëri.