Administrata e presidentit amerikan Joseph Biden ka shtuar dy njësi të kompanisë gjenetike kineze BGI në një listë të zezë tregtare, duke thënë se kompania paraqet një rrezik të konsiderueshëm sepse u lejon autoriteteve kineze të gjurmojnë dhe monitorojnë punëtorët.
Qeveria kineze dyshohet se e përdor atë për të shtypur pakicat etnike, shkruan Reuters.
Reuters specifikon se Departamenti Amerikan i Tregtisë, i cili mbikëqyr kontrollet e eksportit, shtoi BGI Research dhe BGI Tech Solution nga Hong Kongu në listën e kontrollit të eksportit.
Në vitin 2020, ministria futi në listën e zezë dy njësi të tjera të Grupit BGI, që thuhet se është kompania më e madhe gjenetike në botë, për gjoja kryerjen e analizave gjenetike që u përdorën për të çuar më tej shtypjen e pakicës etnike ujgure në Kinë.
Kompania BGI mohoi akuza të tilla në atë kohë.