Departamenti Amerikan i Thesarit po përgatit një program të ri që mund të ndalojë investimet amerikane në disa sektorë të Kinës.
Për këtë shkruan Wall Street Journal.
Administrata Biden po punon për rregulla të reja që në praktikë do të zbatohen më së shumti për investimet amerikane në Kinë, por siç vë në dukje WSJ, raporti i përgatitur për Shtëpinë e Bardhë nuk përmendi asnjë shtet.
Rregullat e reja pritet të mbulojnë investimet private dhe kapitale në gjysmëpërçues të avancuar, superkompjuterë dhe disa forma të inteligjencës artificiale.
Zyrtarët amerikanë duan të pengojnë investitorët e tyre që të ofrojnë fonde dhe ekspertizë për kompanitë kineze që mund të përmirësojnë, për shembull, shpejtësinë dhe saktësinë e vendimeve ushtarake të Pekinit.
Ministria e Financave dhe ajo e Tregtisë pritet të finalizojnë politikat e tyre në të ardhmen e afërt.
Më herët u raportua se administrata e presidentit amerikan do të kufizojë nivelin e gjysmëpërçuesve të avancuar të prodhuar nga kompanitë koreano-jugore në Kinë.