SHBA/ Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një supermarket Walmart duke vrarë 10 persona në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias.
Sipas policisë, agresori dyshohet të jetë menaxheri i dyqanit. Ai pasi vrau kolegët e tij dhe qytetarë të tjerë, ka qëlluar edhe veten duke ngelur i vdekur në vend. Policia dhe grupi i hetimit ende nuk kanë arritur që të mësojnë arsyet e këtij sulmi.
“Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”, shkroi në Twitter senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas.
Sulmi i së martës në mbrëmje vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.