Nga Brunilda. K
Në muajt e fundit, ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada kanë përshkallëzuar përpjekjet për të kufizuar aksesin në TikTok, aplikacioni masivisht i popullarizuar i videos në formë të shkurtër që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance. Argumenti i tyre është kryesor është “për çështje sigurie”. Megjithatë, a do duhet të bëjë Shqipëria të njëjtën gjë, sa i sigurt është ky rrjet social, si mund ta përdorim për të mirë tonë. Këtyre pyetjeve i ka dhënë përgjigje eksperti shqiptar Said Duleviç. Në një intervistë për VesaNews, Duleviç është shprehur se Shqipëria nuk rrezikon që të marrë një vendim të tillë, kjo sepse sipas tij, edhe Europa nuk ia ka ndaluar qytetarëve të thjeshtë, por vetëm zyrtarëve.
Ai ka një këshillë shumë të rëndësishme për të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social. Eksperti tregon se çdo përdorues do duhet që të ketë shumë kujdes në materialet video që i bën draft, pasi nuk janë aq të sigurta sa mendohet. Nga ana tjetër, eksperti thekson se “po” është e mundur që të fitohet para nga TikTok, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por me anë të reklamave dhe ai është një prej tyre.
Intervista e plotë
Në pak muaj, SHBA, Komisioni Europian dhe Kanadaja kanë vendosur që të ndalojë përdorimin e TikTok, sipas jush cilët janë motivet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi?
-Ndalimi është bërë për qëllime sigurie pasi EU dhe Kandaja nuk janë të sigurt se ku ruhen dhe sesi përdoren të dhënat e këtij aplikacioni nga kompania kineze ByteDance
Për ta thënë pak më qartë, çfarë ndodh kur një shtet vendosë të bllokojë TikTok, prsh nëse unë kam një profil, çfarë ndodh me adresën time?
-Në këtë mënyrë askush nuk mund ta hapi dot si app apo ëebsite pasi del i bllokuar, pra nuk e përdor dot pa vpn.
A rrezikon dhe Shqipëria të marr një vendim të tillë, pra të vendosë të bllokojë TikTok?
-Nuk e mendoj pasi dhe në Europë nuk është bllokuar për qytetarët, por vetëm për zyrtarët e EU.
Si është siguria e TikTok, krahasuar me rrjetet sociale që ne përdorim, si Instagram, Facebook?
-Siguria është e mirë dhe privatësia po ashtu. Të gjitha sistemet kanë 2FA që do të thotë në momentin që dikush tenton të hyjë vjen një kod në celularin tuaj për akses.
Çfarë duhet të bëjë më shumë për të ruajtur të dhënat e mia, nisur nga zhvillimet e fundit që po merret sa i përket këtij rrjeti social?
-Duhet shumë kujdes se çfarë kontenti publikojmë në rrjetet sociale dhe duhet një kujdes me postimet draft që lejmë pa publikuar në rrjetet përkatëse.
Si një përdoruese jo e rregullt e TikTok, shpesh herë me dalin video apo informacione të rreme, çfarë duhet të bëjë që ky rrjet social të jetë në dobinë time? Si mund t’i marrë të mirën e kësaj medieje sociale?
-Nëse je një biznes apo një influencer tiktok të ndihmoj pasi ka një reach të lartë dhe ia tregon videon tuaj sa më shumë njerëzve edhe random. Një mundësi super për awarness për ato që duan të kapim shumë shikime në social media.
Si një ekspert i fushës, nëse unë dua të përfitoj para nga TikTok, sic kemi dëgjuar që shumë personazhe të famshme e bëjnë, çfarë duhet të bëjë, nëse mund të më thoni disa “sekrete”.
-Në Shqipëri nuk mund ta monitizosh tiktok pasi nuk e suporton vendin tonë, por mund të fitohet nga reklamat, affiliate marketing apo shitja e shërbimeve dhe produkteve nëpërmjet audiencës së madhe që ka ky rrjet social. Aktualisht unë këto forma përdor dhe gjeneroj të ardhura mujore.
Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit midis rrjeteve social sa I përket sigurisë së saj, por edhe dobisë që sjell te përdoruesi, cili do të ishte?
-Mendoj që facebook dhe instagram pasi janë rrjete më serioze për bizneset dhe kanë në to më tepër persona që duan të përfitojnë nga social media dhe kane një moderim më të mirë kontenti, fjalori dhe filtrat më të mirëorganizuar.