34-vjeçari shqiptar Renato Muhaj ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten e tij 32-vjeçare Suela Salija në Florida të SHBA-së. Menjëherë pas vrasjes, autori ka marrë vajzën e tij 8-vjeçare dhe është arratisur.
Autoritetet mundën të gjenin pas disa orësh kërkimesh automjetin që drejtohej nga Muhaj së bashku me vajzën e tij brenda. I riu është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim, ndërsa e mitura ndodhet pranë familjarëve e sigurt.
Renato Muhaj njihet si njeri i qetë, pa precedent të mëparshëm penal dhe sipas familjarëve nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj familjes së tij, ndaj dhe kjo ngjarje e rëndë i ka tronditur.
Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që e kanë çuar 34-vjeçarin të kryejë këtë krim ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.