Autoritetet peruane kanë sekuestruar 2.3 ton kokainë e cila ishte vendosur në disa pllaka qeramike. Droga ishte e destinuar për në Turqi dhe kapte vlerën e 20 milionë eurove. Sipas policisë kapja e drogës u bë në një magazinë në portin më të madh të Perusë, El Callao jashtë kryeqytetit Lima.
Autoritetet janë shprehur se kjo ishte hera parë që ata dinë që destinacioni përfundimtar i kalimit të paligjshëm të drogave është Turqia. Portet në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Francë janë përgjithësisht destinacionet e preferuara të organizatave kriminale. Autoritetet e Andeve kapën një rekord prej 86.4 ton drogë dhe substanca të paligjshme vitin e kaluar, 28 ton nga të cilat ishin hidroklorur kokaine.
Tras acciones especiales de inteligencia agentes de la #Dirandro decomisaron más de dos toneladas de alcaloide cocaína, la droga se encontraba acondicionada en un cargamento de planchas de cerámica, tenía como destino la República de Turquía. pic.twitter.com/G19nkaGYu2
— Policía Nacional del Perú (@PoliciaPeru) March 27, 2023