Policia ka sekuestruar 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa e ndarë në 34 pako dhe e fshehur në një furgon. Sipas policisë, droga do të transportohej në vijë ujore drejt Turqisë.
Po ashtu, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë. Të arrestuarit janë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Mece.
“Vepronin në mënyrë të organizuar për të trafikuar kanabis drejt Turqisë në rrugë detare. Shtetasit e mësipërm kishin ambalazhuar dhe përpunuar lëndën narkotike në magazinën e dy vëllezërve R.M dhe I.M, më pas në automjetin e drejtuar nga shtetasi N.GJ. po e transportonin në afërsi të vijës ujore me qëllim transportin në rrugë detare drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari u bllokua automjeti që drejtohej nga shtetasi N.Gj, gjatë kontrollit të mjeti u gjetën 34 pako të madhësive të ndryshme të mbushura me kanabis në formë boçeje me peshë totale 500 kg.
Operacioni vijoi me kontrollin e magazinën ku u kapën dy vëllezërit, janë kapur edhe personat e tjerë dhe po vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim. Gjatë kontrolleve të banesave janë gjetur dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë. Këta shtetasit vepronin në formën e një grupi për të prodhuar. ambalazhuar dhe trafikuar jashtë vendit drogën. Operacioni është në vijim dhe po hetohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar”, tha policia.