Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka dhënë alarmin në polici.
Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.