Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, momentin e lëshimit në hapësirë të raketës që sipas tij mban dy satelitët shqiptarë, Albania 1 dhe Albania 2.
Në mbishkrimin e videos, kreu i qeverisë shkruan se raketa që mbante satelitët shqiptarë është nisur nga Florida, në një mision të përbashkët të SpaceX dhe Transporter 6.
“Dhe kjo, u tha, u bë” shkruan Rama.
“Raketa Falcon 9 sapo është nisur nga Kepi Canaveral, Florida, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2, në hapësirë”, vijon Rama.