Është arrestuar 41-vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin qarkullonin 3 të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj. Gjithashtu është marrë masa ndjekje në gjendje të lirë për djalin e tij, Orgest Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.
Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orgest Kalo 14 vjeç u transportuan me ambulancë nga Saranda për të Trauma, janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 14-vjeçari Arjol Dervishaj është dërguar me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ditën e sotme nga Saranda për tek Trauma. Sipas burimeve gjendja e tij vijon të jetë shumë e rëndë pasi ka diagnozë me politrauma.