Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Sarandës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë e për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Qafë-Gjashtës.
“Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K. Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit fatal.