Data e dhënë nga Kryeministria se data 6 dhjetor do të ishte ditë pushimi në Tiranë, duket se ka rënë poshtë dhe mësimi dhe administrata do të punojnë normalisht.
Më 6 dhjetor do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanin Perëndimor ku priten që të mbërrijnë në Tiranë 40 delegacione ndërkombëtare.
Ditën e sotme, ministria e Arsimit ka publikuar një njoftim ku thuhet se mësimi në të gjitha shkollat e Tiranës do të zhvillohet normalisht.
“Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë”, ka përfunduar shkrimin e saj Ministrja e Arsimit, Evish Kushi.