Sot Tirana pret një tjetër samit, pas atij të Ukrainës, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Zelensky. Bëhet fjalë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.
Në Samitin e sotëm mësohet se Kosova nuk do të ketë përfaqësues , por kryeministri Albin Kurti do t’i adresohet samitit me një videomesazh.
Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.
AXHENDA
09:30 Mbërritja e liderëve
09:45 Fjala hapëse, Rama dhe Varhelyi
10:45 Foto familjare
12:00 Firmosja e marrëveshjes
12:30 Konferencë për shtyp, Rama dhe Varhelyi