Qeveria shqiptare ka vendosur që data 6 dhjetor të jetë pushim zyrtar në qytetin e Tiranës. Pushim do të jetë për administratën dhe shkollat. Ky vendim është marrë për arsye se më datë 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Vendimi i marrë nga qeveria është për shkak të sigurisë së Samitit.
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të shoqërohen nën masa të rrepta sigurie. Ata do të shoqërohen që nga momenti që do të zbresin në aeroport dhe deri në kryeministri.
Më datë 6 dhjetor pritet të mbahet edhe tubimi i opozitës.