Shumë njerëz ankohen për kondicionerin në ambientet e tyre të punës, sepse nuk përballojnë dot diferencën e lartë mes temperaturës së ambientit të jashtëm të nxehtë dhe atij të brendshëm që bëhet shumë i ftohtë.
Sipas shkencëtarëve, ambienti shumë i ftohtë nuk është i mirë nëse temperatura jashtë është shumë e lartë.
Dallimi midis temperaturës së jashtme dhe temperaturës së ambientit ku punoni, duhet të ketë diferencë me tetë gradë Celcius.
Studime të shumta që synojnë të tregojnë lidhjen e temperaturës me produktivitetin në punë, tregojnë se me uljen e temperaturës, rritet mundësia për të gabuar në punë.
Duke qenë se ne jemi një sistem homeostatik, pra përpiqemi vazhdimisht të ruajmë ekuilibrin, një temperaturë trupore konstante, trupi ynë përpiqet të mbajë nxehtësinë kur dhoma është shumë e ftohtë dhe enët e gjakut spazmojnë. Për këtë arsye, nëse dhoma është e ftohtë, spazma e enëve të gjakut nënkupton rrjedhje të reduktuar të gjakut. Prandaj, ka rënie të përqendrimit, prandaj ndodhin gabimet në punë. Dhe ky është një shpjegim i thjeshtë.