Në Shqipëri ka 208 makina për 1000 banorë, një numër ky shumë i ulët në krahasim me Europën ku numërohen 530 makina për 1000 banorë.
Të dhënat tregojnë se “Benz-i” dhe “Volkswagen-i” mbeten markat më të preferuara të shqiptarëve.
Në Shqipëri qarkullojnë 740 mijë automjete, nga të cilat 80 përqind janë makina të vogla private.
Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, tregojnë se Mercedez Benz prej vitesh është marka e parapëlqyer, e ndjekur nga Volkswagen dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).
Edhe në markat e regjistruara në vitin 2022, këto marka kryesuan listën, por shumica e tyre, në masën 52% janë prodhime të vjetra të viteve 2005-2009.
Sipas qarqeve, Durrësi ka numrin më të madh të makinave për banorë, ndjekur nga Lezha e Gjirokastra, ndërkohë që më pak mjete në pronësi kanë banorët në Dibër e Korçë.
Në kryeqytet, shkalla e motorizimit arrin në 230 automjete për 1000 banorë.