Ushtarët e forcave speciale afgane, të cilët luftuan së bashku me trupat amerikane dhe më pas u larguan në Iran pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë tre ish gjeneralë afganë për Associated Press.
Ata thanë se rusët duan të tërheqin mijëra ish-komandos elitë afganë në një “legjion të huaj” me oferta të pagesave të qëndrueshme, 1500 dollarë në muaj dhe premtime për strehë të sigurta për veten dhe familjet e tyre, në mënyrë që ata të shmangin dëbimin në shtëpi.
Është e paqartë se sa pjesëtarë të forcave speciale afgane që ikën në Iran janë tërhequr nga rusët, por njëri i tha AP se po komunikonte përmes shërbimit të bisedës WhatsApp me rreth 400 komando të tjerë që po shqyrtojnë ofertat.