Rusia ka ndalur rrjedhën e naftës në Poloni përmes tubacionit Druzhba, njoftoi Daniel Obajtek, drejtor ekzekutiv i rafinerisë polake PKN Orlen.
“Ne sigurojmë furnizimet me efikasitet. Rusia ka ndalur rrjedhën në Poloni, për të cilën ne jemi gati. Vetëm 10 për qind e naftës bruto vjen nga Rusia dhe ne do ta zëvendësojmë atë me burime të tjera”, shkroi Obajtek në Twitter.
PKN Orlen ka njoftuar se mund të furnizojë plotësisht rafineritë e saj nga deti dhe se ndërprerja e furnizimit me gazsjellës nuk do të ndikojë në dërgimin e benzinës dhe naftës për konsumatorët.
Që nga shkurti, pas skadimit të kontratës me Rosneft-in rus, kompania merr naftë si pjesë e kontratës me Tatneft-in rus.
Gazsjellësi Druzhba është i përjashtuar nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Kompania furnizon me naftë Poloninë, Gjermaninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.
Ajo u la jashtë sanksioneve për të ndihmuar vendet me alternativa të kufizuara të furnizimit me naftë.
Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe para embargos evropiane të naftës ruse që mbërrinte nga deti, Orlen ndaloi blerjen e naftës dhe karburantit ruse.
Aktualisht, ajo siguron energji nga Afrika Perëndimore, Mesdheu, Gjiri i Meksikës dhe vendet arabe.
Orlen ka një kontratë me Saudi ARAMCO nga viti 2022.