A mundet një kriminel lufte të drejtojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara?
Është kjo pyetja që bashkëthemeluesja e “Atlas”, Colombe Cahen-Salvador, shtron në një kohë kur sot Rusia do të marrë presidencën e organit më të fuqishëm ndërkombëtar.
Salvador thekson se Atlas filloi fushatën “OKB Bojkoto Rusinë”, duke nxitur që të paktën shtatë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të bojkotojnë trupin gjatë muajit prill, duke bllokuar kështu Rusinë që të miratojë ndonjë gjë.
Anëtarët e përhershëm të organit gjithmonë mund të vënë veton për çështjet thelbësore, por ky nuk është rasti për ato procedurale, të cilat kërkojnë vetëm “një votë pozitive prej nëntë anëtarëve” sipas rregullave të përkohshme të procedurës dhe zhvillimeve procedurale përkatëse.
Duke pasur parasysh mbështetjen e tyre të mëparshme për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, vendet që kanë më shumë gjasa të mbështesin këto përpjekje përfshijnë tre anëtarët e përhershëm Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe pesë anëtarët me rotacion – Shqipëria, Ekuador, Japonia, Maltës dhe Zvicrës, mendon ajo.
“Dhe për 30 ditë – kohëzgjatja e presidencës së radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB – bota do të turpërohet kolektivisht pasi lejon Rusinë imperialiste të Putinit të marrë këtë rol udhëheqës”.
Këshilli i Sigurimit sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.