Rusia do të rivlerësojë bashkëpunimin e saj me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe stafin e tij nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë.
Kjo, për të inspektuar dronët e rrëzuar që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran, tha të mërkurën zëvendësi i dërguari rus në OKB.
Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB Dmitry Polyanskiy nuk dha hollësi se çfarë bashkëpunimi mund të preket.
Polyanskiy u tha gjithashtu gazetarëve se nuk ishte optimist për rinovimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB që rifilloi eksportet e drithit dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi.