Britania e Madhe po mban Eurovizionin megjithatë jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Organizatorët janë në ethet e një sulmi të mundshëm kibernetik nga Rusia. Kjo sepse supozohej që festivali të mbahej në Ukrainë, duke qenë se fituan çmimin e parë, por për shkak të pushtimit rus, ky festival nuk mund të mbahej në Kiev.
“Sulmet kibernetike janë shqetësimi kryesor, sepse ato po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se jemi të hapur ndaj një sulmi kibernetik, por mendojmë se kemi bërë gjithçka për ta parandaluar atë”, tha Kate Phillips, drejtoresha e programeve të BBC-së.
Një gjë e tillë është tentuar edhe vitin e kaluar në Itali dhe po bëhen përpjekje për të parandaluar një skenar që do e shkatërronte gjithë festivalin.
Mbretëria e Bashkuar po pret Eurovizionin për herë të parë në 25 vjet.