Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konfirmuar të dielën e 22 janarit se rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Lajmi u bë i ditur nga institucioni në median sociale “Facebook”.
Kujtojmë që gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës.
“Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1 metër. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, sqaron ARRSH-ja.
Autoriteti u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulnin shpejtësinë, respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.