Ka nisur asfaltimi në ‘Lotin 1’ të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, një aks tepër i rëndësishëm i ‘Korridorit VIII’. Punimet po avancojnë me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 km do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.
Referuar kontratës punimet për ‘Lotin 1’ duhet të përfundojnë në fund të muajit Mars të këtij viti, por për 6 javë pritet të përfundojë autostrada e Korridorit të VIII, Elbasan-Qafë Thanë. Ditën e sotme janë hapur katër segmente.
Sfidë mbetet Bypass-i i Elbasanit pasi do të bëjë të mundur çlirimin e trafikut duke shmangur lëvizjen e automjeteve përmes qytetit të Elbasanit. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë si pjesë e ‘Korridorit VIII’ do të shkurtoje kohën e udhëtimit dhe njëkohësisht rrit parametrat e sigurisë rrugore.