Rruga e Arbrit është hapur sërish për qarkullim pas bllokimit 5-orësh nga dëbora.
Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposje të rrugës, rreth 200 auomjete që kishin mbetur në Qafë-Murrizë nisën qarkullimin.
Mes tyre ishin fugonë pasagjerësh, autovetura dhe kamionë ushtrie.
Teksa vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, e shoqëruar me erë, policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.
Nga ana tjetër u sugjerohet drejtuesve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.