Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga kati i dytë i një banese në Drenovicë pasi u godit nga rrufeja. Kati i dytë i banesës është thuajse i shkatërruar plotësisht ndërsa njerëz të lënduar për fat të mirë nuk ka pasur.
Incidenti ndodhi në orën 16.46. Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.
Flakët tashmë janë shuar, por kati i dytë, siç shihet edhe nga pamjet është i pabanueshëm.