Një databazë masive online, që mesa duket mbante informacione personale për të paktën 1 miliard qytetarë kinezë është lënë e pasiguruar dhe e aksesueshme publikisht për më shumë se një muaj.
Databaza qëndëroi në këtë formë derisa një përdorues anonim në një forum hackerash tentoi që t’i shiste. Rrjedhja mund të jetë një nga më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në histori, thonë ekspertët e sigurisë kibernetike, duke theksuar rreziqet e mbledhjes dhe ruajtjes së sasive të mëdha të të dhënave personale të ndjeshme në internet, veçanërisht në një vend ku autoritetet kanë akses të gjerë dhe të pakontrolluar në të dhëna të tilla.
Baza e madhe e të dhënave personale kineze kishte qenë e aksesueshme publikisht nëpërmjet asaj që dukej të ishte një lidhje e pasme e pasigurt, një adresë interneti “shortcut” që ofron akses të pakufizuar për këdo që ka njohuri për të, të paktën që nga prilli 2021, sipas LeakIX, një sajt që zbulon dhe indekson bazat e të dhënave të ekspozuara në internet.
Qasja në bazën e të dhënave, e cila nuk kërkonte fjalëkalim, u mbyll pasi një përdorues anonim reklamoi më shumë se 23 terabajt (TB) të dhënash për shitje për 10 bitcoin, afërsisht 200,000 dollarë, në një postim në një forum hakerësh të enjten e kaluar.