Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Patos të Fierit, ku një banesë ka marrë flakë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bomola e gatimit. Si pasojë e flakëve, kanë marrë plagë në trup kryefamiljari Fatmir Saliaj dhe bashkëshortja e tij Ylvie Saliaj si dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja 40 vjeçe.
Tre të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore. Policia po heton në lidhje me këtë ngjarje e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima.