Moti sot pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në jug-perëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në verilindje dhe juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-Perendim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje graduale. Temperaturat në zonat malore do të shkojnë -2/9°C, në zonat malore -1/16°C dhe 6/16°C në zonat bregdetare.