Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 1 deri 19°C, në zonat e ulëta 1 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 19°C.