Një 32-vjecar shqiptar ka humbur jetën pas rrëzimit të deltaplanit në Itali. Fatjon Garxenaj, 32 vjeç ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me instruktorin italian Bernardino Panzacchi, 69 vjeç.
Një dëshmitar okular është shprehur për mediat atje se deltaplani të është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve. Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra. Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.