Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS).
Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.
Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.
Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje./ REL