Rrëzimi i një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria që ndodhet në Afrikë ka shkaktuar të paktën 19 viktima. Aeroplani kishte si destinacion përfundimtar qytezën Bukoba për fatkeqësisht nuk ja doli që të aderonte.
Sipas autoriteteve vendase, në bordin e aeroplanit kanë qenë 43 persona, nga të cilët fatmirësisht 23 prej tyre janë shpëtuar.
Në momentin që ka ndodhur përplasja, autoritetet kanë konfirmuar se dy pilotët ishin gjallë dhe kanë komunikuar me to, por më pas ata janë raportuar të vdekur. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i përplasjes së aeroplanit, por autoritetet kanë caktuar si shkaktar kryesor motin e keq.