Rrëzimi i helikopterit në Kiev ku ndërruan jetë të paktën 18 persona dhe u plagosën 29 të tjerë, ka sjellë edhe reagimin e ministres së Europës dhe Punëve të jashtë, Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter ajo ka ngushëlluar popullin e Ukrainës dhe e ka cilësuar ngjarjen si një humbje tragjike. Ajo ka shprehur solidarizimin për humbjen e Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve.
‘Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës 🇺🇦, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës.’
We offer our heartfelt condolences to the government & people of 🇺🇦 following the tragic loss of lives of the Minister Monastyrsky and other officials and civilians, including children in a helicopter crash near #Kyiv.
Our hearts & our prayers go to the people of #Ukraine. 🇦🇱🇺🇦
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 18, 2023