Dy pilotët që ishin në avionin zjarrfikës, që u rrëzua në zonën e Karystos në Greqi, teksa ishin në mision për shuarjen e flakëve, janë konfirmuar të vdekur.
Mediat greke njoftojnë se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç. Pas këtij lajmi, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tri ditë zi.
Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët, ndërsa pamjet janë transmetuar në lidhje direkte në disa media vendase.