GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, një nga autorët e dyshuar të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoji.
Ndërsa i akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Erjol Halilaj, është dënuar me 35 vjet burg.
Redjan Rraja, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos Alias, Pëllumb Muharremit, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Rraja u arrestua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa tentatonte të largohej në drejtim të Malit të Zi.