Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i cili u gjet fajtor për rrëmbimin dhe zhdukjen më pas të trupit të Jan Prengës në 2020-n.
Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resorti në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
Edhe pse në mungesë të një kufome, gjykatat argumentojnë se për shkak të gjakut të gjetur dhe pamjeve filmike në resortin në Shijak, Jan Prengës ka humbur jetën.
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes nga vëllai i tij së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.