Rrëmbimi i tre efektivëve të Kosovës nga ana e Serbisë ka ngjallur reagime të shumta si nga faktori rajonal por edhe nga ai ndërkombëtarë. Ditën e sotme, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën e cila sipas tij destabilizon situatën jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Begaj shprehet se ndërkombëtarët duhet të reagojnë për situatën në mënyrë që situata të ngjashme të mos kurajojnë veprimet të tjera të ngjashme. Presidenti Begaj u ka kërkuar autoriteteve serbe të kthejnë menjëherë në Kosovë policët të cilët i kanë rrëmbyer ditën e djeshme.